image Jose Mourinho tregon se cili është futbollisti më i mirë sipas tij

Futboll

Sport/ Jose Mourinho tregon se cili është futbollisti më i mirë sipas tij

news image

Trajneri portugez Jose Mourinho, e ka vlerësuar lartë futbollistin e njohur Lionel Messin, duke e thënë qartë se ai i bën më të mirë edhe trajnerët që përballen me të.

Mourinho së fundmi në një intervistë të dhënë për mediat e huaja, ka thënë se Messi është futbollisti më i mirë.

“Messi i bën të gjithë trajnerët më të mirë, ai është më i miri. Unë kam luajtur kundër Messit me Chelsea, Inter dhe Real Madrid. Në të gjitha ndeshjet, jemi paraqitur me qasje dhe objektiva të ndryshme. Ndonjëherë për të fituar, ndonjëherë për të mos humbur, të ndryshosh apo mbash rezultatin”, citohet të ketë thënë Mourinho.

Kujtojmë se trajneri portugez e ka takuar Messin në shumë raste. Gjithmonë si rivalë në ekipe të ndryshme. Ai e di se si funksionon Messi dhe është i vetëdijshëm për aftësitë e tij të shkëlqyera kur ka topin në këmbë./Gazeta Sinjali/