image Jonida Vokshi zbulon detaje të reja nga BBVK

Bota e Yjeve

Jonida Vokshi zbulon detaje të reja nga BBVK

news image

Tash e disa muaj po përfliten detajet e spektaklit “Big Brother Vip Kosova”.

Data është zbuluar dhe është bërë e ditur se më 5 dhjetor do të fillojë spektakli, ku do të marrin pjesë shumë VIP-a shqiptarë.

Në një intervistë virtuale me ndjekësit, moderatorja Jonida Vokshi është përgjigjur në pyetjet e fansave në lidhje me BBVK.

“Në cilat ditë do të jetë “BBVK”?” Edhe në këtë aspekt, formati në Kosovë do të ruaj linjën e atij në Shqipëri, pasi Jonida u shpreh se do të transmetohet dy herë në javë, ndonëse ditët konkrete nuk i zbuloi.

“2 herë në javë kaq mund të them,” shkroi Vokshi.

image 368

E kurioziteti më i madh gjithmonë është për banorët pjesëmarrës.

“Sa banorë do të jenë në fillim apo 14 si gjithmonë? Po gjatë muajve do të ketë banorë të rinj?”-e pyet një ndjekës Jonida Vokshin.

“14 si fillim, më pas do të ketë edhe surpriza pa ndalë,”-u shpreh moderatorja.

image 369

/GazetaSinjali/