image Pse akoma nuk ka nisur “Big Brother VIP Kosova”?

Të tjera

Pse akoma nuk ka nisur “Big Brother VIP Kosova”?

news image

Për disa muaj është duke u transmetuar logo e programit “Big Brother Vip Kosova” si një paralajmërim për këtë Reality Show.

U paralajmërua fillimisht që programi do të te nisej në tetor madje sipas disa raportimeve thuhej se data zyrtare ishte dita e marte e javës së kaluar, pra data 4 tetor.

Arsyeja e mos nisjes së programit ka qenë pikërisht për shkak që punimet në shtëpi që do të kthehet si më e vëzhguara, nuk kanë përfunduar akoma.

Tashmë, produksioni i BBVK kanë menduar që të startojnë në fund të Tetorit ose në fillim të Nëntorit, varësisht se kur do të përfundojnë punimet.

Edicioni i parë i BBVK do të drejtohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.

/GazetaSinjali/