image Jonida Vokshi pjesë e Big Brother VIP Kosova?

Bota e Yjeve

Jonida Vokshi pjesë e Big Brother VIP Kosova?

news image

Aktorja dhe moderatorja e njohur nga Shqipëria, Jonida Vokshi, ka ngritur shumë pikëpyetje në publik, ndërsa ka publikuar një video në llogarinë e saj të Instagram-it, duke iu përgjigjur telefonatës së Big Brother VIP Kosova.

Në storien e ndarë me më shumë se 400 mijë ndjekësit e saj, Vokshi ka lënë të kuptohet që mund të jetë pjesë e spekaklit gjigant, i cili po organizohet për herë të parë në Kosovë, veç se nuk ka dhënë detaje të tjera rreth rolit që ajo mund të ketë brenda shtëpisë më të famshme në vend transmeton klankosova.tv.

Ende nuk është zbuluar nëse aktorja e dikurshme e serialit “O sa mirë” bashkë me energjinë e saj pozitive, do të jetë pjesë e këtij spektakli si banore e shtëpisë, apo nëse ajo do të kontribuojë me mendimet e saj në panelin e opinionistëve të këtij formati.

Madje, lartë e poshtë po përflitet se për publikun, Jonida Vokshi mund të paraqitet edhe në rolin e moderatores përkrah prezantuesit zyrtar të edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamitit.

Gjithsesi, pëgatitjet rreth Big Brother VIP Kosova janë drejt finalizimit, dhe mes pikëpyetjesh që priten të shuhen të shpejti, do të jetë edhe pjesa nëse Vokshi do të ketë ndonjë rol në këtë format televiziv apo thjesht e ka mbështetur si nismë, duke e ndarë me fansat e saj.

/GazetaSinjali/