Një nga skenat e filmit të ri “Joker” është xhiruar te shkallët në Bronx, vend ky i cili u bë “magnet” për turistët.
Bëhet fjalë për shkallët e gjata në New York, ku aktori Joaquin Phoenix kërcen duke i zbritur ato, pasi bëhet Joker.
Fansat e filmit tashmë po i drejtohen të gjithë atij vendi për të bërë foton perfekte për ta publikuar në Instagram, ndërkohë që deri përpara shfaqjes së filmit ky vend nuk përfillej aspak nga turistët.
Në fakt, vetë Bronxi nuk është destinacion turistik pasi njihet për nivel të lartë kriminaliteti dhe vitet e fundit po bën shumë përpjekje për të hequr këtë imazh.
Por, ky numër i madh i turistëve duket se nuk i ka pëlqyer banorëve të zonës, të cilët u kanë bërë thirrje atyre që bëjnë foto në shkallë që të mos afrohen.
“Ato shkallë janë të mira vetëm për të të marrë frymën dhe për t’u grabitur. Por, ju e dini vetë, mirësevini në Bronks”, ka shkruar një person në rrjetin social Twitter./Gazeta Sinjali/