Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër urimi nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson.
Në këtë letër urimi, Johnson ka theksuar se Britania është e përkushtuar ta mbështesë integrimin e Kosovës në bashkësinë kombëtare, transmeton Gazeta Sinjali.
“I nderuari Kryeministër, dëshiroj t’ua shpreh urimet e mia më të sinqerta në emër të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, për emërimin tuaj si Kryeministër i Kosovës. Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova gëzojnë miqësi të ngushtë dhe historike. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është fuqishëm e përkushtuar për ta mbështetur integrimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare dhe normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë”, thuhet ndër të tjera në letrën e Johnson drejtuar Kurtit.
Më tutje, Johnson ka shkruar se e mbështetë fuqishëm agjendën e brendshme të Kurtit për të luftuar korrupsionin, për forcimi ne sundimit të ligjit si dhe trajtimin e krimit të organizuar.
Lideri më i fortë opozitar, Albin Kurti, pas 23 vitesh rrugëtim politik më 3 shkurt të këtij viti është bërë Kryeministër i Republikës së Kosovës./Gazeta Sinjali/