Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, deklaroi sot se po shqyrton të gjitha mundësitë për të mbajtur nën kontroll variantin Omicron pasi situata në vend është jashtëzakonisht e vështirë, duke theksuar se nevojiten masa të reja në përputhje me rrethanat.
“Më duhet t’i them publikut britanik dhe po u them të gjithëve, se nuk do të përjashtojmë mundësinë e futjes së masave të reja për të mbrojtur njerëzit”, tha Johnson pas një takimi me anëtarët e qeverisë, raporton Reuters.
Ai gjithashtu tha se numri i personave të shtruar në spital të infektuar me koronavirus në Londër po rritet me shpejtësi.
I pyetur për spekulimet se qeveria do të marrë masa për të ndaluar shoqërimin në ambiente të mbyllura dhe për të kufizuar turizmin, Johnson tha po shqyrtojnë të gjitha mundësitë për të mbajtur nën kontroll omicron, kështu që ata nuk përjashtojnë asgjë.