image Johnson në spital, drejtimin e merr Sekretari i Parë i Shtetit - Trump: Të gjithë amerikanët luten për të

Botë

Koronavirusi/ Johnson në spital, drejtimin e merr Sekretari i Parë i Shtetit – Trump: Të gjithë amerikanët luten për të

news image

Kryeministri britanik, Boris Johnson do të vijojë të qëndrojë në spital pasi shkoi për të kryer kontrolle. Ai sipas mediave britanike dështoi që për 10 ditë të mposhtë koronavirusin pasi simptomat nuk po i kalojnë.

Me temperaturë dhe kollë, Johnson tashmë do të jetë nën monitorimin e mjekëve në spital dhe nuk do të mund të koordinojë më situatën e vendit me koronavirusin.

Drejtimin mësohet ta ketë marrë Sekretari i Parë i Shtetit dhe për Çështjet e Jashtme, Domonoc Raab.

Për kryeministrin britanik nuk ka munguar edhe një mesazh nga Donald Trump i cili shprehet se të gjithë amerikanët po luten për Johnsonin. Po ashtu presidenti amerikan e quan atë një mik të tijin dhe një zotëri. /Gazeta Sinjali/