image Johnson në moshën 55 vjeçare do të bëhet baba për herë të pestë

Bota e Yjeve

Showbiz/ Johnson në moshën 55 vjeçare do të bëhet baba për herë të pestë

news image

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, do të bëhet përsëri baba në moshën 55-vjeçare.

Boris Johnson dhe partnerja e tij, Carrie Symonds janë fejuar dhe presin një fëmijë në fillim të verës.

Johnson dhe Symonds kanë filluar bashkëjetesën që nga korriku.

Johnson kohët e fundit i dha fund martesës 25 vjeçare me ish- gruan Marina Wheeler, me të cilën ka dy vajza dhe dy djem.

Ndërsa ishte akoma i martuar, ai filloi të takojë Symonds, dhe çifti besohet se kanë qenë në lidhje për afro dy vjet.

Një zëdhënës i çiftit tha sonte: ‘Kryeministri dhe Symonds janë shumë të lumtur që njoftuan fejesën e tyre dhe se ata po presin një foshnjë në fillim të verës.’.

Partnerja e kryeministrit, Carrie Symonds është një ish-drejtuese e komunikimit për Tories./GazetaSinjali/