Kryeministri britanik, Boris Johnson, e vlerëson si një “katastrofë” situatën me pandeminë e COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar.
“Kjo është një katastrofë. Mos t’i zbusim fjalët tona. Ka qenë një makth absolut për vendin dhe vendi ka përjetuar një tronditje të thellë”, tha Johnson për Times Radio në Britani.
Ai tha se qeveria detyrohet t’iu japë shpjegim të gjithë atyre që kanë vuajtur.
“E kuptoj plotësisht këtë dhe do ta bëjmë. Megjithatë, mendoj se tani nuk është momenti që të përqendrojmë sasi të madhe të kohës zyrtare në këtë. Por, ne po mësojmë mësime gjatë gjithë kohës”, shtoi ai, transmeton REL.
Mbretëria e Bashkuar është e pesta në botë sa i përket numrit të të infektuarve me koronavirus mbi 312 mijë.
Ajo është e para në Evropë me numër të viktimave: mbi 43 mijë e 600.
Vetë Johnson ka qenë i infektuar me koronavirus dhe për shërimin e tij është dashur të qëndrojë në kujdes intensiv./Gazeta Sinjali/