image Johnson: Ka prova se varianti i ri i COVID-19 është më vdekjeprurës - Sinjali

Johnson: Ka prova se varianti i ri i COVID-19 është më vdekjeprurës

news image

Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson ka thënë se varianti i ri i koronavriusit që u zbulua në Mbretërinë e Bashkuar mund të jetë më vdekjeprurës.

Ai tha të premten se ka disa prova që sugjerojnë shkallë më të lartë vdekshmërie në mesin e të prekurve me variantin e ri, i cili përbën dhe numrin më të lartë të rasteve në Britani.

Gjatë konferencës për shtyp Johnson tha se: “Ka disa prova që faktojnë se varianti i ri mund të shoqërohet me një gradë më të lartë vdekshmërie. Të gjitha provat aktuale vazhdojnë të tregojnë se vaksina që kemi është efikase ndaj variantit të ri”.

Varianti i ri njihej gjerësisht për shkallën më të lartë të përhapjes, rreth 70 për qind më ngjitës, por detaje të reja për fatalitetet nuk ishin bërë ende të ditura.

Të shumta janë shtetet të cilat kanë vendosur t’i mbyllin kufijtë me Britaninë për të shmangur përhapjen e variantit të ri të COVID-19.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin