image Johnson flet pasi u largua nga spitali: Trupi im filloi të marrë oksigjen vetëm falë dy infermierëve

Shëndetësi

Britani/ Johnson flet pasi u largua nga spitali: Trupi im filloi të marrë oksigjen vetëm falë dy infermierëve

news image

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson e ka lënë spitalin ditën e sotme, për të vazhduar trajtimin mjekësor në shtëpi.

Përmes një videomesazhi, ai ka falenderuar personelin shëndetësor, të cilët siç tha ai, ia shpëtuan jetën me përkujdesjen intensive që ia kushtuan gjatë 48 orëve.

Johnson ka veçuar dy infermierët: Jenny nga Zelanda e Re dhe Luis nga Portugalia, duke thënë se kujdesi dhe ndërhyrjet e tyre ishin “arsyeja që në fund trupi i tij filloi të marrë oksigjen të mjaftueshëm”.

Kryeministri shprehu optimizëm se Britania e Madhe do ta kalojë këtë betejë të jashtëzakonshme kombëtare kundër koronavirusit, transmeton Gazeta Sinjali.

“Kam dëshmuar guxim personal jo vetëm të mjekëve dhe infermierëve, por të të gjithëve: pastruesit, kuzhinierët, punonjësit e kujdesit shëndetësor të çdo përshkrimi, fizioterapi, radiografë, farmacistë”.

“Kjo është arsyeja pse ne do ta mposhtim këtë koronavirus dhe do ta mposhtim së bashku. Ne do të fitojmë sepse shërbimi ynë shëndetësor është zemra rrahëse e këtij vendi. Është më i miri i këtij vendi dhe i pakonkurueshëm. Ai mundësohet nga dashuria”, përfundoi Johnson.

Johnson u diagnostikua me koronavirus më 26 mars, së bashku me të fejuarën shtatzënë.

Ai shfaqi simptoma të rënda të koronavirusit dhe u shtrua në spital, ndërsa e fejuara e tij është në gjendje të mirë shëndetësore. /Gazeta Sinjali/