Një zëdhënës ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të Kryeministrit britanik, Boris Johnson, i cili po vazhdon të jetë nën kujdes intensiv për shkak të përkeqësimit të gjendjes si pasojë e koronavirusit, shkruan the Guardian.
Sipas këtij zëdhënësi, “Johnson po vazhdon të përmirësohet nën kujdesin intensiv”.
Tutje zëdhnësi ka shtuar si Johnson mund të flas më njerëz, por që diçka e tillë nuk po i kërkohet gjatë trajtimit mjekësor.
Johnson dy javë më parë ka njoftuar se ka dalur pozitiv në testin ndaj koronavirusit, ndërsa gjatë kësaj jave atij iu përkeqësua gjendja./GazetaSinjali/