Aktori i famshëm, Johnny Depp, përmes rrjetit social Instagram ka uruar ndjekësit e tij për Vitin e Ri. Depp është shprehur se ky vit ka qenë i vështirë për shumëkënd, por tha se shpreson për ditë më të mira që do të vijnë, shkruan Gazeta Sinjali.
“Ky vit ka qenë shumë i vështirë për shumëkënd. Shpresojmë për ditë më të mira përpara. Urime festat, të gjithëve! Dashuri dhe respekt për të gjithë ju. Përgjithmonë”, ka shkruar aktori.
Artisti këtë vit nuk e ka pasur shumë të lehtë, krahas pandemisë, ai ka qenë i përfolur në media për keqtrajtimin e ish- bashkëshortes së tij./Gazeta Sinjali/