image “Vetëm duke vdekur..”, Amber Heard rrëfen në gjykatë për kërcënimet e Johnny Depp

Bota e Yjeve

“Vetëm duke vdekur..”, Amber Heard rrëfen në gjykatë për kërcënimet e Johnny Depp

news image

Amber Heard ka rrëfyer para një gjykate në Londër se aktori Johnny Depp e ka kërcënuar disa herë me vdekje. Në dëshminë e saj, Heard tha se Depp i kishte thënë se vetëm duke vdekur mund të ndahej nga ai.

“Disa incidente kanë qenë shumë të rënda dhe unë kam pasur frikë se mos më vriste me gjakftohtësi ose në nerva e sipër. Më ka thënë me gojë që do të më vriste, më ka thënë disa herë”, tha aktorja.

Heard dëshmoi në javën e tretë të gjyqit të Depp, i cili e ka paditur News Group Newspapers (NGN) pasi në një artikull të “The Sun” në vitin 2018, aktori i famshëm 57-vjeçar është quajtur “dhunues grash”, gjë që protagonisti i sagës “Piratët e Karaibeve” e mohon.

Avokatët e NGN po mbrohen duke u bazuar në 14 pretendimet për abuzim të Amber Heard, por Depp mohon që ka abuzuar ndonjëherë me ish-bashkëshorten e tij, madje thotë që në marrëdhënien e tyre, ka qenë ai i abuzuari. /Gazeta Sinjali