image Johnny Depp tregon dhunën që ish-gruaja kryente ndaj tij: Mbyllesha në tualet - Sinjali

Johnny Depp tregon dhunën që ish-gruaja kryente ndaj tij: Mbyllesha në tualet

news image

Gjyqi mes Johnny Depp dhe Amber Heard po vazhdon akoma dhe aktori nuk ka mbaruar ende me akuzat për ish-gruan e tij.

Ditën e djeshme, Depp ka dëshmuar se si ishte marrëdhënia e tij me Heard, ku ai e akuzoi se ajo bërtiste dhe bënte komente nënçmuese për të në disa raste, që më pas do të përshkallëzoheshin në debate.

Një debat mes ish-çiftit kishte përfunduar në një mënyrë aspak të lakmueshme.

Në 2015-ën, Depp kërkoi kujdes mjekësor për një gisht të prerë pasi, siç pretendon ai, Amber i hodhi një shishe vodka.

“Ajo hodhi shishen e madhe dhe ra në dorën time dhe u thye kudo”, dëshmoi Depp.

“Pastaj shikova poshtë dhe kuptova se maja e gishtit më ishte prerë”.

“Nuk e di se si është kriza nervore”, shtoi artisti. “Por kjo është ndoshta më e afërta që kam qenë ndonjëherë”.

Heard sigurisht që i ka mohuar pretendimet që ish-bashkëshorti i saj ka bërë.

E nëse nuk do të mjaftonte kjo, Johnny ka thënë ditën e sotme para gjykatës se ai ishte abuzuar gjatë marrëdhënies së tyre, siç raporton korrespondentja amerikane Emma Murphy.

“Kishte raste kur shkoja dhe mbyllesha në tualet ose në një vend ku ajo nuk arrinte dot”, tha ai.

Amber e ka akuzuar Johnnyn se e ka sulmuar fizikisht dhe seksualisht në shumë raste, diçka që ai nuk e ka trajtuar ende në detaje, përtej hedhjes poshtë të akuzave të martën.

/GazetaSinjali/  


Shpërndaje artikullin