Gjykata e Lartë e Londrës ka lexuar disa mesazhe të aktorit Johnny Depp, ku kishte kërcënuar me vdekje ish- bashkëshorten e tij, Amber Heard.
Në nëntor të vitit 2013, Depp i kishte dërguar një mesazh aktorit, Paul Bettany, ku kishte shkruar: “Le ta djegim Amber-in”.
Po ashtu, ishte edhe një mesazh tjetër, ku kishte shkruar: “Le ta mbysim para se ta djegim! Do e përdhunoj kufomën e saj të djegur për t’u siguruar që ka vdekur”, shkruan The Guardian.
Mesazhet janë paraqitur si pjesë e çështjes së “The Sun” që Depp ishte abuziv ndaj Heard, gjë të cilën Johnny Depp e mohon./Gazeta Sinjali/