image Johnny Depp ndahet nga Paolina Glen

Bota e Yjeve

Showbiz/ Johnny Depp ndahet nga Paolina Glen

news image

Aktori i njohur me famë botërore, Johnny Depp është ndarë nga e dashura, Paolina Glen.

Këtë e kanë bërë të ditur burime të çiftit për revistën “People”, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas tyre 24-vjeçarja refuzoi kategorisht ta çonte lidhjen në një fazë tjetër, madje nuk ka pranuar që Depp të njihet me familjen e saj.

Shkaqet kryesore të ndarjes mendohen të jenë në lidhje me diferencën në moshë që çifti kishin, por edhe konfliktet e Depp me ish-bashkëshorten Amber Heard.

Burimet bëjnë të ditur se Glen kishte frikë nga vëmendja e madhe e mediave.

Polina e urrente vëmendjen që po merrte nga kjo marrëdhënie, madje ajo u frikësua”, ka thënë një burim për “People”.

Lidhja e aktorit Johnny Depp me rusen Polina Glen u zbulua nga mediat në fillim të këtij viti, por që ata ishin bashkë prej më shumë kohësh./Gazeta Sinjali.