Aktori i njohur me famë botërore, Johnny Depp është ndarë nga e dashura, Paolina Glen.
Këtë e kanë bërë të ditur burime të çiftit për revistën “People”, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas tyre 24-vjeçarja refuzoi kategorisht ta çonte lidhjen në një fazë tjetër, madje nuk ka pranuar që Depp të njihet me familjen e saj.
Shkaqet kryesore të ndarjes mendohen të jenë në lidhje me diferencën në moshë që çifti kishin, por edhe konfliktet e Depp me ish-bashkëshorten Amber Heard.
Burimet bëjnë të ditur se Glen kishte frikë nga vëmendja e madhe e mediave.
“Polina e urrente vëmendjen që po merrte nga kjo marrëdhënie, madje ajo u frikësua”, ka thënë një burim për “People”.
Lidhja e aktorit Johnny Depp me rusen Polina Glen u zbulua nga mediat në fillim të këtij viti, por që ata ishin bashkë prej më shumë kohësh./Gazeta Sinjali.