image John Travolta ndan të njëjtin pasion me të birin 8-vjeçar

Bota e Yjeve

Showbiz/ John Travolta ndan të njëjtin pasion me të birin 8-vjeçar

news image

Aktori i njohur amerikan John Travolta, krahas filmave është tejet aktiv në rrjetet sociale, në të cilat numëron miliona ndjekës.

Aktori nuk ndodh shpesh që të publikojë imazhe shumë personale, por ditën e djeshme bëri një përjashtim.

65-vjevari e ka kaluar të shtunën me djalin e tij 8-vjeçar, Benjamin Hunter, në kabinën e një aeroplani.

Duket se tashmë që është pak më i rritur vogëlushi ka filluar të ndajë të njëjtat pasione me babain e tij.

Djali im Ben po më zë vendin. Fluturimi i tij i parë Qantas A380”, ka shkruar John në mbishkrimin e fotografisë.

https://www.instagram.com/p/B4qCoxLHdLv/?utm_source=ig_embed

Përveç djalit, John Travolta është baba edhe i një vajze 19-vjeçare, Ella Bleu, dhe me të dy fëmijët ai ka një lidhje shumë të ngushtë./Gazeta Sinjali/