Aktori i njohur amerikan John Travolta, krahas filmave është tejet aktiv në rrjetet sociale, në të cilat numëron miliona ndjekës.
Aktori nuk ndodh shpesh që të publikojë imazhe shumë personale, por ditën e djeshme bëri një përjashtim.
65-vjevari e ka kaluar të shtunën me djalin e tij 8-vjeçar, Benjamin Hunter, në kabinën e një aeroplani.
Duket se tashmë që është pak më i rritur vogëlushi ka filluar të ndajë të njëjtat pasione me babain e tij.
“Djali im Ben po më zë vendin. Fluturimi i tij i parë Qantas A380”, ka shkruar John në mbishkrimin e fotografisë.
Përveç djalit, John Travolta është baba edhe i një vajze 19-vjeçare, Ella Bleu, dhe me të dy fëmijët ai ka një lidhje shumë të ngushtë./Gazeta Sinjali/