image John Legend uron bashkëshorten për datëlindje

Bota e Yjeve

Showbiz/ John Legend uron bashkëshorten për datëlindje

news image

Këngëtari i mirënjohur me famë botërore, John Legend, e ka uruar publikisht bashkëshorten e tij për datëlindje modelen gjithashtu të njohur, Chrissy Teigen.

Këtë urim ai e ka bërë përmes rrjetit social Instagram, ku numëron mbi 11.4 milionë ndjekës, transmeton Gazeta Sinjali.

Po festoj ditëlindjen e mbretëreshës time sot. Të dua më shumë se kurrë më parë dhe jam shumë mirënjohës për jetën që e kemi ndërtuar bashkë. Faleminderit që ma bën çdo ditë të mrekullueshme. Urime datëlindjen, Chrissy!”, ka shkruar ai.

https://www.instagram.com/p/B5gBSXplhBv/

Kujtojmë se John Legend dhe Chrissy Teigen janë martuar në shtator të vitit 2013. Ata kanë dy fëmijë, vajzën Luna Simone Stephens dhe djalin Miles Theodore Stephens./Gazeta Sinjali/