image John Cena i jep fund beqarisë

Bota e Yjeve

John Cena i jep fund beqarisë

news image

John Cena është tashmë burrë i martuar. Ai dhe e dashura e tij Shay Shariatzadeh u martuan në ceremoni sekrete në Tampa, në Florida, shkruan Gazeta Sinjali.

Ata kanë bashkë prej një viti, pak pas ndarjes së John Cena nga e fejuara e tij Nikki Bella.

Shay ka lindur në Iran, por është shtetase kanadeze. Ajo punon si menaxhere produktesh në një kompani teknologjike në Vancouver.

Për Shay-n është martesa e parë, kurse për John është e dyta pas asaj me Elizabeth Huberdeau nga 2009-ta në 2012-ën.

Nga dasma, s`ka dalë asnjë detaj deri tani. /Gazeta Sinjali/