Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, sot e filloi Ditën e Zgjedhjeve duke shkuar në kishë me bashkëshorten dhe dy mbesat e tij, raporton Reuters, transmeton Gazeta Sinjali.
Anëtarët e familjes në ora 07:10 hynë në Shën Jozef në Brandywine në Wilmington dhe u larguan nga Kisha Katolike Romake pas 17 minutave.
Më pas, Biden shkoi te varrezat ku djali, Beau, gruaja e tij e parë dhe vajza e tij janë varrosur.
Pas vizitës, Biden udhëtoi në vendlindjen e tij Scranton, Pensilvania. Ai u ndal pranë shtëpisë së tij të fëmijërisë dhe shkroi në mur: “Nga kjo shtëpi në Shtëpinë e Bardhë me Mirësinë e Zotit, Joe Biden 3 nëntor, 2020.”