Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u ka premtuar qytetarëve amerikanë birrë falas nëse arrijnë të vaksinohen 70 për qind e popullsisë me dozën e parë deri më 4 korrik, transmeton Gazeta Sinjali.
Këtë e bëri të ditur vetë presidenti në një postim në Twitter.
Kësaj nisme të presidentit amerikan i është bashkuar Fabrika e birrës “Anheuser-Busch”.
Siç njofton CNN, 200 mijë amerikanë do të marrin një raund falas të birrave me kusht që ata persona janë 21 vjeç e lartë dhe vaksinohen deri më datën 4 korrik.
Kjo bëhet më qëllim që të motivohen qytetarët amerikanë që të vaksinohen.
Kësaj nisme i është bashkuar edhe kompania e famshme amerikane e ëmbëlsirave “Krispy Creme”, e cila do të ofrojë produktet e saj, për personat që vaksinohen./Gazeta Sinjali/