“Google” kohët e fundit publikoi të dhënat e saj vjetore, një pasqyrë gjithëpërfshirëse të njerëzve më të kërkuar në këtë platformë gjatë vitit 2020, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas këtyre të dhënave, presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është personi më i kërkuar në “Google” sivjet.
Biden pasohet nga Kim Jong-Un, udhëheqësi diktator i Koresë së Veriut dhe nga zëvendësja e tij, Kamala Harris, nënpresidentja e parë grua dhe nënpresidentja e parë më ngjyrë në SHBA.
Lista e njerëzve më të kërkuar në Google gjatë vitit 2020.
- Joe Biden
- Kim Jong Un
- Kamala Harris
- Jacob Blake
- Ryan Newman
- Tom Hanks
- Shakira
- Tom Brady
- Kanye West
- Vanessa Bryant./Gazeta Sinjali/