image Joe Biden fiton zgjedhjet edhe në Porto Riko

Botë

Joe Biden fiton zgjedhjet edhe në Porto Riko

news image

Joe Biden fitoi zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike edhe në Porto Riko.

Ai kishte përballë shtatë kundërkandidatë, por të gjithë u larguan nga gara. Këto zgjedhje ishin planifikuar të mbaheshin në muajin mars, por u pezulluan për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Kjo fitore i mundëson Bidenit kandidimin për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga radhët e demekratëve.

Banorët e Porto Rikos janë qytetarë amerikanë, por ata nuk mund të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme në nëntor. Sidoqoftë, të dy demokratët dhe republikanët po ftojnë delegatë nga ky territor amerikan në konventat e tyre politike./Gazeta Sinjali/