image Joe Biden bën thirrje për ofrimin e 100 dollarëve për ata që do të vaksionohen

Botë

Joe Biden bën thirrje për ofrimin e 100 dollarëve për ata që do të vaksionohen

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u ka bërë thirrje shteteve të ShBA-së që të ndahen nga 100 dollarë për ata që marrin vaksinën tani e tutje kundër Covid-19, me qëllim që të ulin shtimin e rasteve.

Masë e prerë tani është lëshuar nga Presidenti Joe Biden që vlen për fuqinë më të madhe punëtore të ShBA-së, punëtorët federal, me rreth dy milionë banorë.

Urdhëri u kërkon që puntorët të sjellin dëshmi të vaksinimit ose të jenë subjekt i testimit obligativ dhe vendosjes së maskës, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.

Presidentit amerikan të enjten tha se masat e reja janë rezultat i përhapjes së variantit Delta, që ai e quajti , “pandemia e të pavaksinuarve”.

“Po vdesin dhe do të vdesin njerëz që nuk duhet të vdesin”, tha ai.

Biden shtoi se masa nxitëse me të holla mund të duket e padrejtë për amerikanët që janë vaksinuar më herët, por se të gjithë do të përfitojnë me rritjen e numrit të vaksinuarve.

Për t’i dhënë këto të holla, shtetet do ta shfrytëzonin legjislacionin e Planit Amerikan të Shpëtimit, që është hartuar për ta rimëkëmbur vendin nga pasojat e pandemisë /GazetaSinjali/