image Jo vetëm Postës, ATK ia kishte bllokuar xhirollogaritë edhe Telekomit

Biznes

Jo vetëm Postës, ATK ia kishte bllokuar xhirollogaritë edhe Telekomit

news image

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), pa asnjë paralajmërim, sot ia ka bllokuar xhirollogaritë Postës së Kosovës për shkak të borxheve të vitit 2018 e 2019, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmi u bë i ditur nga Posta e Kosovës, të cilët përmes një komunikate për media janë shprehur se ATK-ja ka lënë pa paga mbi njëmijë punëtorë të kesaj ndërmarrje publike si dhe e kanë vendosur ndërmarrjen në pozitën më të rëndë në këtë kohë pandemie.

Por, kjo nuk është hera e parë që ATK-ja bllokon xhirollogaritë e një ndërmarrje publike, e cila ka të punësuar mijëra punëtorë.

Një gjë të tillë, Administrata Tatimore e Kosovës e kishte bërë edhe më 28 tetor të vitit 2019, me ç’rast kishte bllokuar xhirollogaritë e Telekomit të Kosovës, për shkak se kjo e fundit kishte detyrime ndaj saj.

Kryeshefi i atëhershëm i Telekomit, Bedri Istrefi kishte deklaruar se kanë kërkuar mirëkuptim nga ATK-ja që borxhet t’i paguajnë përmes kësteve, por një gjë e tillë nuk u ishte mundësuar./Gazeta Sinjali/