image "Jo more, ja vlojmë çajin", qytetarët përgjigjen se a ka të drejtë pronari të gjuajë me armë drejt hajnit nëse i hyn në shtëpi

Siguri

“Jo more, ja vlojmë çajin”, qytetarët përgjigjen se a ka të drejtë pronari të gjuajë me armë drejt hajnit nëse i hyn në shtëpi

news image

Qytetarët e Kosovës vazhdimisht përballën me vjedhje që kryhen në pronat e tyre. Rastet e tilla që ndodhin brenda një viti janë të shumta në numër. Në disa prej herëve Policia arrin t’i kap kryesit e veprës, ndërsa në rastet e tjera edhe dështojnë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në disa shtete të botës prona private cilësohet jashtëzakonisht e shenjtë dhe ligjet ua lejojnë qytetarëve t’i mbrojnë pronat e tyre edhe po qe se duhet vrarë ai që tenton t’ua vjedhë.

Por, nuk thonë njëjtë edhe ligjet e Kosovës. Në vendin tonë është e ndaluar që pronarët e pronës private të vrasin hajnin edhe nëse ai kapet brenda asaj prone duke kryer vjedhje mbi të.

A e dinë qytetarët e Kosovës këtë ligj?

Në pyetjen e adresuar drejt tyre nga Sinjali, sipas përgjigjeve që dhanë ata, duket se shumica e qytetarëve janë të vetëdijshëm për këtë vepër.

https://www.facebook.com/GazetaSinjali/posts/pfbid02YxzihiA5mphV2nboowHsiZeKeKHrpCqbN7a3xveJKS1L3YuTx9Uwfq5zPEzXJB7Kl?cft[0]=AZVk3sAM990l5D62HFGGpCQLo1e9SY4ERko2OHaQAwyvqGxEXZnAzWqHq8YsvBRxjqt5jI6TgJb61wO_wNqF9zxkzpNYtIPc34Sdk8IcvmIhzZuvNadBGYpYYjtzzAVMBvAsrlSGTjJA4IUsWVxJ63CA30qEjSXarXZLPwVsuI75MA&tn=%2CO%2CP-R

Por, të njëjtit nuk pajtohen aspak me këtë ligj, i cili sipas disa komentuesve, duhet të ndryshohet sa më parë.

Ajo çka i karakterizon shqiptarët ndër tjera padyshim është edhe humori i tyre, që pothuajse nuk mungon në asnjë situatë të mundshme.  

Disa nga përgjigjet e tyre:

image 181
image 182
image 183
image 184
image 185
image 186

/GazetaSinjali/