Mbrëmjen e djeshme në spektaklin më të ndjekur momentalisht në vend, Big Brother VIP Kosova 2, tre banorëve Bucit, Ganiut e Besit iu ndalua strikt përdorimi i alkoolit.
Ky vendim erdhi pasi të njëjtit një natë më parë nga përdorimi i tepërt i alkoolit kishin devijuar, duke sharë me nënë dy nga banorët e tjerë të këtij formati.
Vetëm pak orë pas spektaklit, ku rregull i ri u thye nga njëri banor i dënuar, e që është Ganiu. I njëjti u kap nga njëra prej disa kamerave duke konsumuar përsëri alkool.
Dej ti bjen n'men produksionit ky i rrotullon 5 copa #bbvipks2 https://t.co/Nc60w4ej8P pic.twitter.com/yW1hQyoPjm
— keneeei (@keeeeeae) December 16, 2023
Vendimi për moskonsumim të alkoolit nuk ishte i vetmi. Tre banorët janë të prangosur me njëri-tjetrin, teksa gjithashtu janë edhe në një televotim, ku njëri nga ta do të largohet të hënën.