image Jessica reagon për herë të parë pasi Justin Timberlake u kap mat me një femër tjetër

Bota e Yjeve

Showbiz/ Jessica reagon për herë të parë pasi Justin Timberlake u kap mat me një femër tjetër

news image

Aktorja e njohur me famë botërore, Jessica Biel ka reaguar për herë të parë pasi bashkëshorti i saj, aktori gjithashtu i njohur, Justin Timberlake u pa dorë për dore me një femër tjetër.

Pas një kërkim faljeje publike dhe terapive, siç duket çifti kanë lënë anash atë se çka kishte ndodhur në nëntor të 2019-së, transmeton Gazeta Sinjali.

Aktorja ka vendosur që t’ia urojë publikisht ditëlindjen bashkëshortit, duke i treguar se e do shumë.

Këtë ajo e ka bërë përmes disa imazheve të publikuar në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 8.4 milionë ndjekës.

“Urime ditëlindjen për mashkullin që nuk njeh moshë. Ti në njëfarë mënyre je rritur pa u plakur. Të duam shumë”, ka shkruaar ajo përkrah fotografive.

https://www.instagram.com/p/B7_y3hzhTuc/

Kujtojmë se në nëntor të 2019-ës, Justin Timberlake, ishte kapur mat nga paparacët duke mbajtur duart me aktoren Alisha Wainwright. Aktorja është parë duke ia prekur gjurin aktorin, si dhe duke mbajtur duart me të.

Fansat e artistit ishin revoltuar pas këtij veprimi, pasi që aktori është i martuar dhe këto veprime i cilësonin si akte tradhtie.

Justin Timberlake është i martuar qe shtatë vjet me aktoren gjithashtu të njohur Jessica Biel. Çifti janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Silas./Gazeta Sinjali/