Çmimi Nobel për Ekonominë ndahet mes tre personave. Ekonomistët Abhijit Banerjee, Esther Duflo dhe Michael Kremer janë shpallur fitues të çmimit Nobel ditën e sotme për punën e bërë për të luftuar varfërinë.
Të tre ekonomistët i janë përkushtuar për një kohë të gjatë studimeve lidhur me luftën kundër varfërisë, duke u fokusuar shpesh me studime në këtë fushë.
Duflo, në mënyrë të veçantë ka shkruar disa libra me këtë temë në Francë, në vendin e tij të origjinës, dhe shihet si një prej nismëtareve të “së majtës së re”.
Të tre janë cilësuar si mjaft të rinj për të fituar një çmim të tillë, për shkak se asnjëri prej tyre nuk ka mbushur 60 vjeç.
Banerjee, i cili është 58 vjeç, është një ekonomist indo-amerikan i cili punon në Massachusetts Institute of Technology (MIT); Duflo, është 47 vjeç dhe është një ekonomiste franko-amerikane, e cila është e punësuar gjithashtu në MIT, e martuar me Banerjee, dhe Kremer është 54 vjeç dhe është një ekonomist amerikan i Universitetit të Harvard.
Duflo, nga ana tjetër, është gruaja e dytë në histori e cikla ka fituar çmimin Nobel për ekonominë. E para ishte ekonomistja Elinor Ostrom, e cila e fitoi në vitin 2009, për punën e saj në analizën e rezervave të përbashkëta.