Drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI-së), Shpend Maxhuni ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.
Lajmi është konfirmuar nga kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka njoftuar se ka pranuar dorëheqjen e tij.
Njoftimi i plotë nga Haradinaj:
Kam pranuar dorëheqjen e Drejtorit të AKI-së, z. Shpend Maxhuni, nga funksioni i tij në krye të Inteligjencës kosovare.
Z. Maxhunin e falënderova për bashkëpunimin profesional të deritashëm në mbrojtjen e sigurisë së vendit dhe popullit tonë.
Për kontributin e tij në obligimet shtetërore dhe Institucionale e dekorova z. Maxhunin me Medaljen e Skenderbeut, me motivacionin për profesionalizëm dhe besnikëri në shërbim ndaj atdheut.
Gjatë këtij mandati, Qeveria e Kosovës është angazhuar pandalë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe institucionet e sigurisë. Në këtë angazhim, roli i z. Maxhunit ka qenë i rëndësisë së veçantë dhe sot, AKI është një ndër institucionet më profesionale dhe më kredibile në vend dhe më gjërë./Gazeta Sinjali/