image Jep dorëheqje kryeshefi në detyrë i Trepçës: Më kanë bërë presion kryeministri dhe ministri Kuçi

Kosovë

Jep dorëheqje kryeshefi në detyrë i Trepçës: Më kanë bërë presion kryeministri dhe ministri Kuçi

news image

Hysen Vrajolli ka dhënë dorëheqje nga pozita e ushtruesit të detyrës së kryeshefit të ndërmarrjes publike “Trepça”, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar vetë Vrajolli, i cili tha se dorëheqja e tij është kërkuar në njëfarë mënyre nga kryeministri Avdullah Hoti dhe ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi.

“Po, sot në mëngjes kam dhënë dorëheqje. Arsyeja është se më kanë kërku në njëfarë mënyrë kryeministri dhe ministri Kuçi. Më kanë bërë presion. Unë këtë detyrë e kam bërë me kënaqësinë më të madhe, por më kanë bërë presion”, tha Vrajolli./Gazeta Sinjali/