image Jep dorëheqje drejtori i Spitalit të Ferizajt

Shëndetësi

Jep dorëheqje drejtori i Spitalit të Ferizajt

news image

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës përmes një postimi në Facebook ka njoftuar që Ushtruesja e detyrës së drejtorit të Përgjithshëm, Pranvera Zejnullahu-Raçi, ka aprovuar dorëheqjen e Dr. Isa Berisha, i cili ka ushtruar detyrën e drejtorit të Përgjithshëm te Spitalit të Ferizajt, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, ushtrues detyre i drejtorit të Spitalit të Ferizajt është caktuar Dr. Selajdin Sallahu.

Postimi i Plotë:

Ushtruesja e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu- Raçi, ka aprovuar dorëheqjen e Dr. Isa Berisha, i cili ka ushtruar detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Spitalit të Ferizajt.

Ushtrues detyre i drejtorit të Spitalit të Ferizajt është caktuar Dr. Selajdin Sallahu.

U.d. drejtoresha Zejnullahu- Raçi, ka mbajtur një takim të përbashkët, duke falënderuar Dr. Berishën për punën e deritanishme në menaxhim të Spitalit të Ferizajt, kurse Dr.Sallahut i ka ofruar përkrahje nga ShSKUK dhe suksese në menaxhim të Spitalit të Ferizajt.

/GazetaSinjali/