Drejtuesi ekzekutiv i TikTok-ut, Kevin Mayer, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje pasi ish-ekzekutivi i Disney u bashkua me aplikacionin më të madh në botë për video të shkurtra.
Lajmi erdhi vetëm disa ditë pasi TikTok e ka paditur qeverinë e SHBA-së për ndalimin e aplikacionit, i cili pritet të ndodhë në të ardhmen e afërt.
Më 6 gusht, Presidenti Donal Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të ndaluar TikTok nëse ByteDance nuk shet operacionet e saj në SHBA. Aplikacioni ka afat deri në mes të nëntorit për ta bërë këtë ndryshim.
Vanessa Pappas, aktualisht menaxhere e përgjithshme e TikTok, raportohet se do të bëhet drejtuesja e përkohshme e kompanisë kineze. /Gazeta Sinjali/