Këngëtarja njëherësh dhe aktorja e njohur me famë botërore Jennifer Jopez, është shfaqur me fustan nusërie rrugëve të New York-ut.
50-vjeçarja ka mahnitur të gjithë me elegancën që shfaqte teksa ecte e veshur me fustan të bardhë, transmeton Gazeta Sinjali.
Aktorja është veshur me këtë fustan, pasi po xhironte një skenë të filmit “Marry Me”.
Kujtojmë se Jennifer Lopez së shpejti do të martohet me të fejuarin e saj Alex Rodriguez, pasi i njëjti i ka propozuar martesë përsëri gjatë muajit mars. Por, se kur dhe ku do të martohen çifti ende nuk e kanë bërë të ditur për publikun./Gazeta Sinjali/