image Jennifer Lopez ndahet nga i fejuari

Bota e Yjeve

Jennifer Lopez ndahet nga i fejuari

news image

Këngëtarja dhe aktorja e njohur, Jennifer Lopez, është ndarë nga i fejuari i saj, Alex Rodriguez.

Një burim i afërt i tyre i kishte thënë PageSix se ata të dy janë marrë vesh që të ndahen.

“Alex tani është në Miami duke u bërë gati për sezonin e bejsbollit, dhe Jennifer është duke e filmuar për një film të ri në Republikën Domenikane”, ka thënë ky burim për PageSix.

Ish çifti për herë të fundit u panë bashkë në fund të muajit shkurt në Republikën Dominikane derisa Lopez po e xhiron filmin e saj “Shotgun Wedding” me Josh Duhamel, shkruan Dailymail.

Ata u fejuan në vitin 2019 në plazh, ku Rodriguez kishte bërë befasi për Lopezin. Ndërsa nga viti 2017 ish çifti kishin filluar të dilnin së bashku.

/GazetaSinjali/