Jennifer Lopez, 51 vjeç dhe Rita Ora, 30 vjeç, ‘u takuan në fshehtësi për të diskutuar për projekte të përbashkëta filmash dhe muzike” derisa planifikojnë të bashkojnë forcat në projektin e ardhshëm, transmeton Gazeta Sinjali.
Prodhueset e hiteve thuhet se janë takuar LA për të biseduar për atë që ata mund të bëjnë së bashku, sipas “The Sun”.
Rita, kohët e fundit është në Kaliforni pas qëndrimit të saj disamujor në Australi ku po filmonte The Voice, ndërsa Jennifer, 51 vjeç, u kthye përsëri në The City Of Angels pasi përfundoi një xhirim të videoklipit në Miami këtë javë.