image Jennifer Aniston dhe Brad Pitt bëhen bashkë?

Bota e Yjeve

Showbiz/ Jennifer Aniston dhe Brad Pitt bëhen bashkë?

news image

Dy aktorët e njohur, Jennifer Aniston dhe Brad Pitt, janë parë nën përqafimin e njëri-tjetrit mbrëmë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “2020 Screen Actors Guild Awards”.

Takimi i ish-çifti, ka ngjallur reagime të shumta për shkak të ngrohtësisë me njëri-tjetrin, transmeton Gazeta Sinjali.

Që të dy, Aniston dhe Pitt, mbrëmë rrëmbyen çmimet si aktorja dhe aktori më i mirë. Dyshja janë fotografuar teksa shkëmbenin batuta në prapaskenë, pasi rrëmbyen trofetë.

Gjithçka filloi nga momentet kur ylli i serialit “Friends”, Jennifer Aniston, u ngjit në skenë për të marrë trofeun për rolin e saj, si prezantuese lajmesh në serialin dramatik “The Morning Show”.  

 “Jam ngjitur disa herë në këtë skenë përgjatë 20 viteve të fundit, dhe e pranoj që ka qenë një moment i veçantë. Është vërtet një nder për mua” ka thënë ajo  dhe e veçanta ishte se gjatë kohës që Aniston mbante fjalimin kamerat fokusonin ish-bashkëshortin e saj, Brad Pitt.

Gjatë shfaqjes edhe Brad Pitt që u vlerësua si aktori më i mirë mashkull në një rol joprotagonist tha:

 “Le të jemi të sinqertë, ishte një pjesë e vështirë. Djali që rritet, heq këmishën e tij dhe nuk e merr më gruan e tij,”  tha ai teksa kamera fokusonte Anistonin.

Brad Pitt prej më shumë se tre vitesh është divorcuar nga Angelina Jolie çka i shton edhe më shumë pikëpyetjet se ai dhe Aniston mund të kthehen sërish bashkë./Gazeta Sinjali/

Brad Pitt and Jennifer Aniston attend the 26th Annual Screen Actors Guild Awards at The Shrine Auditorium on Jan. 19, 2020 in Los Angeles, Calif.
Jennifer Aniston, Brad Pitt Watched My Speech Backstage SAG Awards 2020