Dy aktorët e njohur, Jennifer Aniston dhe Brad Pitt, janë parë nën përqafimin e njëri-tjetrit mbrëmë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “2020 Screen Actors Guild Awards”.
Takimi i ish-çifti, ka ngjallur reagime të shumta për shkak të ngrohtësisë me njëri-tjetrin, transmeton Gazeta Sinjali.
Që të dy, Aniston dhe Pitt, mbrëmë rrëmbyen çmimet si aktorja dhe aktori më i mirë. Dyshja janë fotografuar teksa shkëmbenin batuta në prapaskenë, pasi rrëmbyen trofetë.
Gjithçka filloi nga momentet kur ylli i serialit “Friends”, Jennifer Aniston, u ngjit në skenë për të marrë trofeun për rolin e saj, si prezantuese lajmesh në serialin dramatik “The Morning Show”.
“Jam ngjitur disa herë në këtë skenë përgjatë 20 viteve të fundit, dhe e pranoj që ka qenë një moment i veçantë. Është vërtet një nder për mua” ka thënë ajo dhe e veçanta ishte se gjatë kohës që Aniston mbante fjalimin kamerat fokusonin ish-bashkëshortin e saj, Brad Pitt.
Gjatë shfaqjes edhe Brad Pitt që u vlerësua si aktori më i mirë mashkull në një rol joprotagonist tha:
“Le të jemi të sinqertë, ishte një pjesë e vështirë. Djali që rritet, heq këmishën e tij dhe nuk e merr më gruan e tij,” tha ai teksa kamera fokusonte Anistonin.
Brad Pitt prej më shumë se tre vitesh është divorcuar nga Angelina Jolie çka i shton edhe më shumë pikëpyetjet se ai dhe Aniston mund të kthehen sërish bashkë./Gazeta Sinjali/