Filmi i saj i ri “Hustlers” është bërë hit duke fituar vlerësime të shumta nga kritikët.
Por Jennifer Lopez me siguri nuk ka humbur fare kohë duke u rikthyer në punë, pasi që ajo ka nisur xhirimet e komedisë së saj të re romantike, “Marry Me”, të hënën.
Këngëtarja dhe aktorja 50-vjeçare përfundoi e veshur me një robdeshambër teksa doli nga “Hotel Plaza” në Manhattan, New York, përpara një dite të ngarkuar me xhirimet.
J.Lo, e cila po interpreton rolin e ri krah të famshmëve si: Owen Wilson dhe Maluma, mori vëmendjen e kalimtarëve me një paraqitje të tillë.
Ajo dukej elegante në një këmishë të bardhë dhe pantallona që përputheshin, teksa ishte e mbështjellë me robdeshambër.
Skenari i filmit të ri që ajo po xhiron, është i bazuar në romanin grafik me të njëjtin emër nga Bobby Crosby që flet për një këngëtare pop, bota e së cilës është hedhur me kokë poshtë, pasi ajo mëson se i dashuri i saj roker ka qenë duke e mashtruar atë, vetëm disa momente para se ata të vendosnin të fejoheshin në Kopshtin Madison./Gazeta Sinjali/