image "Jeni mësuar të lexoni"/ Ministri Veliu “përplaset” me deputeten e VV-së

Politikë

“Jeni mësuar të lexoni”/ Ministri Veliu “përplaset” me deputeten e VV-së

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka raportuar sot në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë raportimit të tij, Veliu ka pasur disa përplasje me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu.

Kjo e fundit tha se të gjitha raportet tregojnë se në administratë publike një prej mangësive është politizimi dhe ndërhyrjet politike.

“Njëra prej mangësive është politizimi dhe ndërhyrjet politike. Ajo që kemi parë në vazhdimësi si punësimi është politizuar. Ata që vijnë nëpërmjet lidhjeve politike”, tha ajo.

Por, me deklaratat e saj nuk është pajtuar ministri Veliu, i cili tha se përkundër se nuk kanë bërë ndonjë studim, kanë vërejtur se administrata publike është e përgatitur dhe e kryen punën e vet në bazë të rregullave të përcaktuara.

Ndërkaq, sa u përket ndikimeve politike, ai ka thënë se askush nuk është imun, madje as Lëvizja Vetëvendosje në vendet ku ka pasur mundësi të qeverisë.

Deputetja e LVV-së ka vazhduar të pyes ministrit lidhur me Ligjin për Sektorin Publik, por që ministri Veliu tha se nuk është ftuar të flas për këtë temë.

“Në bazë të kërkesës së komisionit unë kam ardhur për dy pika, procesi i bashkimit, dhe procesi i funksionalizimit të reformës së administratës publike”, tha ai.

Por, deputetja Arbëresha Kryeziu, tha se pyetjet e saj kanë të bëjnë me reformën në administratë publike.

“Jeni mësuar t’i lexoni, keni avancuar. Gjithçka çka unë fola nuk ka aspak të bëjë jashtë asaj që jeni ftuar të flisni. Ju edhe mund të zgjidhni të mos përgjigjeni sepse nuk ua kanë shkruar“, tha ajo.

Ministri Veliu duke iu drejtuar asaj tha se edhe ajo e ka lexuar pjesën e propagandës.

“Atë pjesën e propagandës e lexuar edhe ju. E keni detyrë t’i lexoni deklaratat e juaja”, tha ai./Gazeta Sinjali/