Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 5,7 milion, përkatësisht 5,792,314, sipas Worldometers.
Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 357,471.
Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 102,107 viktima, ndërsa pas saj radhiten Britania e Madhe me 37,460, Italia me 33,072 viktima, Franca me 28,596 dhe Spanja me 27,118.
Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634.
Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 2,498,884 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 2,8 milion raste aktive që presin të shërohen. /Gazeta Sinjali/