image Jeni kurioz ta dini, ky është bilanci i fundit i koronavirusit në botë

Botë

Jeni kurioz ta dini, ky është bilanci i fundit i koronavirusit në botë

news image

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar 7,323,891 sipas Worldometers.

Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 413,733.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 114,148 viktima, ndërsa pas saj radhiten Britania e Madhe me 40,833, Brazili me 38,497 viktima Italia me 34,043, Franca me 29,296 dhe Spanja me 27,136.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 3,536,686 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 3,2 milion raste aktive që presin të shërohen. /Gazeta Sinjali/