image “Jemi takuar në kuvend” - Nënkryetari i Listës Serbe tregon se a ka biseduar me Albin Kurtin për koalicion

Kosovë

Koalicion/ “Jemi takuar në kuvend” – Nënkryetari i Listës Serbe tregon se a ka biseduar me Albin Kurtin për koalicion

news image

Nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, ka thënë se nuk ka kurrfarë problemi të takohen me këdo qoftë sa i përket krijimit të Qeverisë së re të Kosovës.

“Ne duam të respektohet vullneti zgjedhor i qytetarëve serbë dhe duhet të pranohemi në mënyrë të barabartë. Nuk do të jemi ata që do të imponohemi dhe do të iniciojmë takime”.

“Dyert tona janë të hapura për ata që kanë fituar zgjedhjet. Qëndrimet se ‘nuk duam të bisedojmë me Listën Serbe’ nëse Kushtetua e thotë nuk është qasje e mirë. Duam të jemi pjesë e institucioneve për t’i zgjidhur problemet”, ka thënë Jevtiq.

Jevtiq ka thënë në Klan Kosova se me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk ka biseduar kurrë.

“Jemi takuar brenda Kuvendit, por nuk kemi pasë rast të bisedojmë për asnjë temë çfarëdo qoftë. Jemi përshëndetur kurtuazi, kurrfarë bisede, Nuk ka pasur takim që mund të quhej takim në aspektin politik”.

Ai ka thënë se Lista Serbe ka fituar gati të gjitha votat e komunitetit serbë në Kosovë./Gazeta Sinjali/