image Javier Solana fillon ditën e 30 në spital i prekur nga koronavirusi, tregon se si po ndihet

Botë

Botë/ Javier Solana fillon ditën e 30 në spital i prekur nga koronavirusi, tregon se si po ndihet

news image

Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, ka 1 muaj që është shtrirë në spital ku po trajtohet për shkak se në mesin e muajit mars kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.

Sot, kur ka filluar ditën 30 të trajtimit, ai ka bërë një postim në Twitter, përmes të cilit ka treguar se po ndihet shumë mirë.

“E fillova ditën time të 30-të të hospitalizimit. Kush do ta thoshte një gjë të tillë. Por po ndihem shumë mirë”, ka shkruar Solana.

Siç kishte raportuar ABC News, Soalana ishte shtrirë në një spital të kryeqytetit të Spanjës.

Javer Solana, 77 vjeç, ka shërbyer si sekretar i përgjithshëm i NATO-s nga viti 1995 deri në vitin 1999, më pas si përfaqësues i lartë i BE-së për Çështje të Jashtme nga viti 1999 deri në vitin 2009. Më herët, nga viti 1992 deri në vitin 1995, ai ishte ministër i jashtëm i Spanjës./Gazeta Sinjali/