Bayern Munich ka konfirmuar se në afatin kalimtar të verës do t’i ndajnë rrugët me Javi Martinez, përcjell Sinjali Sport.
Klubi gjerman përmes një postimi në “Twitter” njoftoi se mesfushori spanjoll do të largohet në fund të sezonit.
“FC Bayern dhe Javi Martinez i thonë mirë u pafshim pas nëntë viteve të suksesshme se bashku dhe faleminderit nga zemra”.
“Klubi dhe lojtari kanë arritur marrëveshje të mos e vazhdojnë kontratën pas 30 qershorit”, shkruhet në komunikatë.
Der FC Bayern und @Javi8martinez sagen nach neun gemeinsamen, sehr erfolgreichen Jahren einander Servus und aus tiefstem Herzen vielen Dank.#GraciasJavi ❤️ #MiaSanMia
— ???????????? FC Bayern ???????????? (@FCBayern) May 4, 2021
32-vjeçari ka fituar Superkupën e UEFA-së, dy herë Kupën e Botës për klube, Kupën e Gjermanisë pesë herë dhe Superkupën e Gjermanisë katër herë, nëntë herë Bundesligan dhe dy herë Ligën e Kampionëve. /Gazeta Sinjali Sporti/