Artisti i njohur Arton Avdyli, me emrin skenik 2Ton, ka vazhduar të paralajmërojë projekte të reja, shkruan Gazeta Sinjali
2Ton për Gazetën Sinjali ka konfirmuar se prurja e re do të vie javën e ardhshme, e këtë e ka paralajmëruar edhe përmes një instastory, duke mos ndarë më shumë detaje.
Rep-Artisti ferizajas ka debutuar vite më parë në skenën vendore të muzikës, ku përgjatë kësaj kohe ka krijuar shumë hite.
Kujtojmë se nuk ka kaluar shumë kohë që nga projekti i fundit, por 2Toni nuk ka të ndalur, fansave iu mbetet të presin për këtë projekt deri javën e ardhshme. /Gazeta Sinjali/